“Lufta” mes Interit dhe Realit të Madridit vazhdon dhe arsyeja kryesore është përpjekja e fshehtë e klubit italian që “t’a vidhte” Luka Modriçin klubit “mbretëror”, i cili e ka kaluar çështjen, pra, padinë tek organet përkatës të FIFA-s, sepse, konkretisht, Interi ka zhvilluar bisedime me lojtarin pa lejen e Realit.
Megjithatë, sikurse thuhet, Reali nuk ka të drejtë që të bëjë padi kundër Interit, sepse është vetë mesfushori kroat që i ka shtyrë krerët e klubit axur që të interesohen për të.
Sidoqoftë, sipas disa gazetave spanjolle, Modriçi ka dëshmuar para njerëzve të FIFA-s se ishte ai vetë që kishte kontraktuar Interin përmes agjentit të vet.