Geri Nevil humb bastin ..do të vesh bluzën e Gjerdan Shaqirit!

Geri Nevil dhe Xhejmi Karager, në kohën e tyre, kanë qenë kundërshtarë të mëdhenj në duelet mes Mançester Junajtidit dhe Liverpulit, kurse tani punojnë bashkë si analistë specialistë në “Skaj Sport”, por, megjithatë, e vazhdojnë ende rivalitetin mes tyre që i “zbukuronte” ata si futbollistë.
Ditët e fundit, të dy ish-futbollistët vunë bast se kush prej tyre do t’i gjuante më mirë 11-metërshët dhe, në fund, fitoi Karageri dhe “dënimi” për legjendën e Junajtidit ishte se ai në programin me rastin e ndeshjes mes Kristall Pallasit dhe Liverpulit do të duhet të vishte bluzën e rivalit të vet të përjetshëm, Liverpulit, dhe Karageri vendosi “qershinë mbi tortë”, duke i dhënë Nevilit që të vishte bluzën me nr.23 me emrin e Gjerdan Shaqirit.
Në fakt, pak kohë më parë, Nevili e kritikoi Shaqirin për lojën e tij, por ky i fundit u përgjigj me një gol të shkëlqyer të tipit gërshëre në një ndeshje miqësore të zhvilluar në SHBA mes Liverpulit, me të cilin luan tani Gjerdani, dhe Mançester Junajtidit. Kur vetë Shaqiri mori vesh për bastin, pra se Geri Nevili do të vishte bluzën liverpulase me nr. e tij, 23, ai reagoi në rrjetet sociale: “Një mirënjohje për Gerin, tifozin tim më të madh. Gjerdan Shaqiri”.
Sfidanti.al