Pol Pogba do të jetë “Lufta e Tretë Botërore” e verës!

Reali e ka vendosur në krye të listës së dëshirave, padyshim me nxitjen e trajnerit Zidan, veçse francezi e ka të qartë sesa e vështirë do të jetë të merret Pol Pogba nga Mançester Junajtidi. Gazeta “Marka” pohon se Zizu pret një “telenovelë” të gjatë në verë për të arritur deri tek mesfushori i Francës.

Shpresa e Madridit është agjenti i lojtarit, Mimo Raiola, i cili pritet t’i bëjë presion Junajtidit për të pranuar transferimin, kuptohet kundrejt një shifre tepër të lartë. Nuk dihet sesa mund të kërkojë klubi anglez për kartonin e Pogbasë, dhe nëse Solskjer do të pranojë që ta humbasë, por është e qartë se Reali do të këmbëngulë, dhe se gjatë verës do të kemi një “Luftë të Tretë Botërore”. Reali po ashtu kërkon Eden Hazarin nga Çelsi, për të cilin pritet ta ketë më të lehtë.

Sfidanti.al