Pike qetëson Diego Kostën: Do që të të dënojnë me 4 ndeshje?

Barcelona fitoi ndaj Atletikos së madridit 2-0, por momenti më pikant ishte ai i minutës së 28 kur arbitri Gil Manzano ndëshkoi me karton të kuq Diego Ksostën që e humbi toruan pas një faulli të shkaktuar në mesin e fushës. Ai që mendoi të qetësojë sulmuesin e Atletikos ishte Xherard Pike i cili ka luajtur me Diego Kostën në përfaqësuesen spanjolle. Sipas të përditshmes AS, qendërmbrojtësi i Barcelonës e mori më vete Diego Kostën duke i thënë: ‘Pusho! Cfarë do, që të të ndëshkojnë me 4 ndeshje pezullim?’.

Duket se këto fjalë patën efekt te sulmuesi i Atletiko Madrid i cili më pas iu drejtua dhomave të zhveshjes. Kujtojmë se Gil Manzano në raportin e tij theksoi se Diego Kosta e kishte fyer rëndë nga nëna e tij, ndërkohë që edhe diego Siemone reagoi për këtë episod: ‘Nëse ai e ofendoi arbitrin, e meritoi kartonin e kuq-tha Simeone, ndërsa Koke deklaroi se Diego Kosta kërkoi falje për veprimin e tij.

sfidanti.al