E ardhmja e Pol Pogbase eshte gjithnje e me larg Mançester Junajtid. Sipas asaj qe publikohet te ‘Daily Record’, agjenti i futbollisit Mino Raiola ia ofroi kartonin e mesfushorit francez skuadres se Paris Sen Zhermenit qe po e vlereson mundesine e blerjes se tij por me hijen rregullit te Fair Play Financiar per shkak te shpenzimeve te çmendura te bera veren e kaluar.
Raiola e beri propozimin e tij per Pogba edhe te Reali i Madridit e Mançester Junajtid, por Paris Sen Zhermeni duket se eshte me i preferuari per Raiolen duket qene se ne stafin e klubit parizien eshte Maksuell i cili ka pasur si agjent te tij pikerisht Raiolen.
Kampionet e Frances e pelqejne mesfushorin e Mançester Junajtid por problemi qendron te Fair Play Financiar. Ne fakt PSG duhet te paguaje shifren e 180 milione Eurove per Mbappe nderkohe qe me ardhjen e Tuhel skuadra do t’i nenshtrohet nje revolucioni. Nderkaq Paris Sen Zhermen shume shpejt do te beje nje tentative per te siguruar Donarumen. Sipas te perditshmes ‘L’Equipe’, transalpinet po mendojne qe te dergojne ne zyrat e Milanit nje oferte prej 40-45 milione Eurosh per portierin 19 vjeçar.
Sfidanti.al