I pari me siguri dëshiron të largohet. Ra dakord me Barcelonën, por nuk mundi të transferohej këtë verë, ndërsa argjenti i tij, Mino Raiola, është i vendosur që t’ia ofrojë gjithë të mëdhenjve të Europë. “Kredencialet” e Pol Pogbasë janë të plotësuara, kampion i botës me Francën, mesfushor i dorës së parë, i suksesshëm në Itali me Juven, fitues i tre trofeve me Mançester Junajtidin. Problemet me trajnerin e tij, Zhoze Murinjo, duket se po ia prishin kthimin në “Teatrin e Ëndrrave”, “Old Traford”.
Po Paulo Dibala? Ardhja e Ronaldos ia ka rënduar pozitën, pasi portugezi është konkurrent që nuk hiqet dot qafe, si nga ana sportive, edhe nga ajo tregtare. Argjentinasit nuk i vjen mirë të mendojë largimin, por ndoshta ku i dihet, me Murinjon mund të shkojë mirë, aq më tepër që Junajtidi do të ketë nevojë për fantazinë e tij, dhe për golat. Të mos harrojmë, numri 10 shënoi 26 gola sezonin e kaluar për Juven. Ylli 24-vjeçar po mendohet, veçse një përgjigje mund të kërkohet që në janar. Juvja është gati të japë Dibalën (mbi 110 milionë euro) si dhe nja 55-60 milionë euro të tjera për Pogbanë.
Sfidanti.al