Hames Rodrigez përfitoi në maksimum nga periudha e pushimit të kampionateve për ndeshjet e kombëtareve për të shijuar disa ditë pushimi. Futbollisti ui Bajernit të Mynihut udhëtoi drejt Tel Avivit së bashku me motrën e tij Huana Valentina gjatë këtyre ditëve, një udhëtim ky që rezultoi të ishte më shumë se familjar. Sipas disa mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, futbollisti kolumbian është pikasur në shoqërinë e modeles bukuroshe venezueliane Shanon De Lima, ish bashkëshortja e këngëtarit mark Entoni dhe ish e fejuara e boksierit kanelo Alvarez.
Sipas një programi televiziv, Hames Rodriges dhe shanon darkuan në një restorant në Tel Aviv duke bërë që të ngrihen hipoteza për një lidhje dashurie mes tyre. mesohet se futbollisti dhe modelja janë takuar në muajin gusht në Miami gjatë turneut veror të Bajernit të Mynihut. Që nga momenti i ndarjes nha bashkëshortja Daniela ospina, zërat për histori të treja dashurie të Hames janë shtuar. përpara pak kohësh u fol për një lidhje mes tij dhe modeles ruse helga Lovetaki që sipas shumë personave ishte dhe shkaku i ndarjes së futbollistit me Danielën. tani në skenë del kjo modele bukuroshe venezueliane që padyshim ka shumë ndjekës në rrjetet sociale.
sfidanti.al