Beckham dëshiron ‘t’i vjedhë’ Mesin, Barcelonës

Devid Bekam kërkon ‘t’i vjedhë’ Barcelonës kapitenin e saj Lionel mesi për skuadrën e tij Inter Miami që do të marrë pjesë në Major League soccer në vitin 2020, Ish mesfushori i Mançester Junajtid, Realit të Madrid, Paris Sën Zhermenit dhe përfaqësueses angleze e  ka nisur tashmë punën  me skuadrën e tij të re duke e përfshirë emrin e yllit argjentinas në planet e tij.

Sipas ‘The Times’, bekam do të kërkojë që të tentojë blerjen e Mesit, një vit përpara mbylljes së kontratës së tij me Barcelonën kur ai të jetë 33 vjec, ndërkohë që klauzola e kësaj kontrate është 700 milionë Euro. Për më tepër, Bekam e di që emri i Mesit do ta bënte klubin e tij më mediatik, jo vetëm në SHBA, por në mbarë planetin.

Javë më parë, tabloidi britanik ‘Daily Mail’ theksoi se Bekam ka vënë në shënjestrën e tij edhe disa yje të tjerë të futbollit botëror si Xherard Pikè dhe Kristiano Ronaldo për skuadrën e tij të re në kampionatin amerikan të futbollit.

sfidanti.al