Pike tregon të fshehta për Mesin dhe … Ibrahimoviçin

Njerëzit kanë kërshëri të madhe për të ditur gjëra që është e v ështirë të merren vesh. Ja, për shembull, një rast i madh ishte ai kur Gerard Pike foli për një emision televiziv dhe u pyet për gjëra jashtë futbollit për Lionel Mesin.

Publiku mësoi se argjentinasi nuk është aspak natyrë e rezervuar, siç përshkruhet në të shumtën e rasteve. “Jo, – tha Pikeja, – ai është një karagjoz i madh. Mesi i bën njerëzit të qeshin gjatë gjithë kohës, në dhomën e zhveshjes. Ai ka një humor shumë ironik”.

Ishte që ishte në studio, Pikeja u pyet edhe për shokë të kaluar të skuadrës, siç ishte Zllatan Ibrahimoviçi. Pra, si ishte Ibra? “Ai është një djalë që dashuron paratë më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë, – tha mbrojtësi i qendrës, – një ditë ai na tha se “paraja nuk është gjëja më e rëndësishme”, dhe ne nuk thamë asgjë, më pas ai vazhdoi se “të kesh shumë para, është gjëja më e rëndësishme”.

Sfidanti.al