Uli Hënes flet për “familjen Bajern” dhe gabimet e jetës së tij!

Ka diçka të veçantë tek Bajerni, që presidenti Uli Hënes, dëshiron ta theksojë. “Ne jemi si familje, – thotë ai, – kjo është diçka që nuk ta mëson asnjë universitet në botë. Kjo vjen me kohën dhe në klubin tonë kjo është formuar nga breza të tërë. Edhe kur drejtor është Salihamixhiçi, edhe nëse nesër vjen Oli Kahni”. Për Hënesin, ky familjaritet është kushti kryesor që Bajerni të vazhdojë të ketë sukses.

I pyetur për jetën dhe karrierën e tij, presidenti deklaroi se “unë nuk kam bërë gabime të rëndësishme në jetë, me përjashtim të gaimit me taksat”. Ajo i kushtoi gjyq dhe burg një legjende të futbollit gjerman, por tashmë është e kaluar dhe numri 1 bavarez betohet se “gjithnjë e kam dashur profesionin dhe kam investuar zemrën dhe shpirtin tim për të”. “Të mësosh nga përvoja nuk gjëja më e keqe në botë, – thekson Hënesi, – sepse nuk ka manual për gjithçka. Duhet të kesh kurajë të marrësh vendime, edhe nëse mund të dalin të gabuara”.

Sfidanti.al