Pike thumbon rivalët: Kam më shumë para se i gjithë Espanjoli

Në fushë është i fortë dhe i vendosur, jashtë kuadratit të gjelbër, një njeri që flet hapur e ndonjëherë edhe pak arrogant; është ky identikiti i Xherard Pike, kolona e mbrojtjes së Barcelonës që në një intervistë për programin ‘La Resistencia’ të televizionit Movistar+ ka folur me shumë ironi e humor për rivalët e Espanjolit duke shkaktuar polemika të shumta.

‘Në llogaritë e mia bankare kam më shumë para unë se i gjithë Espanjoli në bilancin e tij vjetor, dmth më shumë se 57 milionë-tha Pike në intervistën e tij me 32 vjecarin që ka treguar aftësitë e tij menaxheriale edhe në sporte të tjera. Në fakt mbrojtësi katalanas nëpërmjet kompanisë së tij të investimeve Kosmos është ‘babai’ i formatit të ri të Kupës Devis duke pasur edhe mbështetjen e Novak Xhokovic.
Pike nuk fshehu asgjë edhe kur u pyet në mënyre direkte për raportet intime me Shakirën, pa harruar të thumbojë edhe Realin e Madridit.

‘Xherard, sa herë ke kryer marrëdhënie seksuale gjatë këtij muaji?-sihte pyetja e gazetarit të programit, me futbollistin që iu përgjigj po me pyetje: Vlejnë ato të Santiago Bernabeut? duke iu referuar dy fitoreve të Barcelonës në këtë sezon në stadiumin e Realit të Madridit në Kupën e Mbretit dhe kampionat.

sfidanti.al