Paratë e padeklaruara po marrin në qafë presidentin e DFB-së

Në vendet ku njerëzit janë “syhapur” apo “sy shqiponja”, edhe shkeljet e vogla marrin përgjigje të mëdha. Në shënjestër të mediave në Gjermani është vënë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rajnhard Grindel, i cili sipas revistës “Der Shpigel” ka fshehur disa të ardhura që i merrte pikërisht në federatë. Grinel braktisi karrierën si politikan për të qenë në futboll, dhe “Shpigeli” zbulon se ai ka fituar 78 000 euro në një vit (2016-2017) pa i deklaruar.  Kjo, edhe pse ishte në bordet e FIFA-s dhe UEFA-s ku fitonte 500 000 euro në vit.

Gazeta “Bild” kujton Grindelit moralin që bënte duke thënë se “vullnetarët janë njerëz që nuk kanë shpenzime, por që sjellin shumë të ardhura”. “Kjo është e vërtetë, – vazhdon “Bildi”, – por, ky njeri që flet për vullnetarët, fsheh paratë e veta. Grindeli duhet të pyesë veten nëse është ende në standardet e kërkuara si president? Përgjigja, nëse do të tregohej i ndershëm, do të ishte JO”.

Sfidanti.al