Habibi mbas pensionimit të MakGregorit: Tani xhungla ka vetëm një mbret!

Habib Nurmagomedovi u prononcua shumë shpejt, mbasi Konor Mak Gregori njoftoi dhënien fund të karrierës së tij në MMA (arte marciale) pa mbushur as 30 vjeç.
Ndeshjen e tij të fundit luftëtari irlandez e humbi pikërisht ndaj luftëtarit dagestanas dhe kjo ndeshje, sikurse dihet, u mbyll me një incident të madh. Habibi që e fitoi bindshëm atë duel, pasi mësoi për pensionimin e MakGregorit, shkroi poshtë fotos së tij në rrjetet sociale:
“Tani, xhungla ka vetëm një mbret. Vetëm një”.
Sfidanti.al