Kristiano Ronaldo njihet nga ata që flet gjithnjë për veten duke e ngritur mbi të tjerët, ndërsa Lionel Mesi padyshim është tip tjetër. Ylli i Barcelonës u pyet nga një radio e Argjentinës se cilët janë pesë lojtarët më të mirë të botës, sipas tij, dhe nuk ngurroi të thoshte “Kristiano dhe unë”. Këtë ai e tha si parantezë, pasi fjalia e saktë ishte kjo: “Nëse do të heqësh mënjanë Kristianon dhe mua, pesë më të mirët janë Mbape, Nejmar, Hazar, Suarez dhe Kun (Aguero)”.
Jo vetëm kaq, por Mesi i njeh Ronaldos ndikimin e madh në ligat ku luan. “Për kampionatin spanjoll është humbje largimi i Ronaldos, do të kisha dashur që ai të mbetej këtu, sepse i jepte prestigj, ndonëse shkaktonte mërzitje kur ai fitonte tituj”, – ishin fjalët e kapitenit katalanas.
Sfidanti.al