Përse Interi dëshiron ta nisë rindërtimin nga Kristjan Asllani?!

Le të mos “fluturojmë” më shumë sesa duhet, por e vërteta është që në planet zikaltër mesfushori shqiptar zë një vend të rëndësishëm. Sipas mediave italiane, Interi do të pranojë të transferojë në verë Marcelo Brozoviçin duke pasur në mesfushë lojtarë si Çalhanoglu dhe Kristjan Asllani. Futbollisti kuqezi 20-v jeçar nuk është aktivizuar aq shumë këtë sezon nga trajneri Simone Inzagi, por besohet se “stazhi” i tij do të përfundojë shpejt dhe se ai do të jetë më i rëndësishëm në të ardhshëm.

Sfidanti.al