Juventusi ka plot alternativa për sfidën “Champions” ndaj Romës!

Do të luhet të dielën dhe trajneri Maks Alegri ka të paktën mundësi të mëdha. Juventusi numëron më pak të dëmtuar, më pak mungesa për sfidën e rëndësishme me Romën që do të luhet me synimin për të arritur zonën Champions. Rikthimi i Pol Pogbasë ka plotësuar mesfushën, por është gati edhe Lokateli, madje edhe i riu Mireti që ishte i lënduar. Alegri mund të zgjedhë në sulm Vlahoviçin ose Keanin, dhe madje të ketë balotazh mes dy lojtarëve kaq të rëndësishëm si Di Maria dhe Kieza. Në rast fitoreje, “zebrat” do të ngjiteshin në 38 pikë, që do të thotë vetëm 6 pikë prapa Romës së Zhoze Murinjos që mban vendin e pestë në Serinë A.

Sfidanti.al