Donçiç-Irving, a thua po formohet dyshja “vdekësore” në NBA!

Arritën një fitore e cila në asnjë mënyrë nuk mund të merret lehtë. Nuk është asnjëherë kështu kur mund Filadelfian e yjeve si Zhoel Embijd apo Xhejms Harden, dhe këtë e bëri Dallasi me superlojtarët si Luka Donçiç dhe Kajri Irving. Slloveni shënoi 42 pikë, kapi 4 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë në një mbrëmje të madhe ku luajti 39 minuta e ca. Irving u përgjigj me 40 pikë, 4 topa në tabela, 6 asistë, 3 vjedhje topi dhe duke qenë i saktë në gjuajtje. Dallasi ende nuk është aty ku dëshirojnë yjet e tij, në vendin e 6-të në një Konferencë Perëndimore ku ekipet janë shumë pranë me përjashtim të Denverit, Memfisit e deri diku Sakramentos. Donçiç mbetet shënuesi më i mirë i sezonit me 33.4 pikë për ndeshje ndaj 33 pikëve të Embijdit

Sfidanti.al