Nuk iu mjafton Ronaldo në Arabinë Saudite? Rusia mund të kalojë në futbollin e Azisë!

Çfarë mund të bëjë një federatë futbolli kur e përjashtojnë nga organizata kontinentale dhe nga aktivitetet saj, e po ashtu nuk i japin shpresë që të kthehet? Padyshim që do të kërkojë të gjejë një “shoqëri tjetër” dhe këtë po përpiqet të bëjë Rusia. Lajmet janë që Federata Ruse e Futbollit mund të anëtarësohet në Konfederatën e Futbollit të Azisë (AFC), pasi është përjashtuar nga UEFA që pasi shteti rus sulmoi ushtarakisht Ukrainën në 24 shkurt të këtij viti. Sipas lajmeve, UEFA e ka informacionin, por kërkon qendrimin zyrtar të Federatës Ruse. Natyrisht, për momentin rusët nuk mund të anëtarësohen në AFC sepse janë të pezulluar edhe nga FIFA, por gjithsesi drejtuesit në Moskë mendojnë se është më e lehtë që “qeveria botërore e futbollit” të ndryshojë qendrim në krahasim me UEFA-n.

Sfidanti.al