Kur Ksavi thoshte se “jemi ekip më i mirë se Madridi”

Ishin fjalë pas fitores së madhe 4-0 në “Santiago Bernabeu”, ndonëse më pas sikur mallkimi i ra në kokë Barcelonës së tij. Katalanasit humbën pikë në La Ligë dhe u eliminuan në Ligën e Europës duke mos marrë dot asnjë trofe. Gjithsesi, për Ksavin “Barcelona është ekip më i mirë sesa Reali”. Ndoshta këtë vit do të jetë, edhe pse nuk dihet se çfarë vazhdimësie do të sigurojë. Barça është në vendin e parë në kampionat dhe mediat spanjolle shkruajnë se Ksavi për herë të parë nuk ka dëmtime në ekip që kur mori drejtimin e stolit.

Sfidanti.al