Superylli mbërriti në “Tokën e Premtuar” tepër vonë, por jo aq sa për të mos u ndjerë. Përkundrazi, një Pele në futbollin e SHBA-së ishte një kuriozitet i madh, një tërheqje magnetike për tifozët e Nju Jork Kozmosit. Magjistari nga Brazili ishte në ligën amerikane në vitet 1975-1977, ndërsa më pas e la futbollin në moshën 37-vjeçare. Shumë tifozë të futbollit në SHBA mbajtën zi për vdekjen e tij, ndërsa e krahasuan mbërritjen e tij në “Eldorado” me atë të Bitëllsave në Amerikë në 1964.
Sfidanti.al