Një legjendë largohet nga Barcelona, është Navarro i koshit!

Huan Karlos Navarro me siguri mund të quhet basketbollisti më i madh në historinë e Barcelonës. Po ashtu, një nga më të shquarit në lojën e koshit në Spanjë dhe në Europë. Edhe për talentin e madh katalanas erdhi koha për të thënë lamtumirën, ndërsa kjo fjalë thuhet në mënyrë të sforcuar. Vetë klubi i bëri me dijë kapitenit se nuk e llogarit në skuadër, por i ofron një post si drejtues.

Navarro nisi të luante për Barçën në 1997, dhe kaloi me fanelën “blaugrana” çdo sezon të karrierës me përjashtim të njërit kur ishte tek Memfis Grizlis në NBA. Nga 23 nëntori 1997 deri në 10 qershor 2018 (humbja në gjysmëfinale të kampionatit ndaj Baskonias), legjenda fitoi 23 tituj, nga të cilat 8 kampionate, 7 kupa, 5 superkupa, dy Euroliga dhe një Kupë Koraç.

Sfidanti.al