De Laurentis godet tifozët: ju bleni bluza false dhe s’paguani për biletat!

Lufta mes njeriut nr.1 të Napolit dhe disa grupeve të tifozëve të këtij klubi po e trondit sriozisht ekipin e “San Paolos” që, me gjithë ardhjen e Karlo Ançelotit, vazhdon të jetë i stresuar dhe i nervozuar. Në fakt, ka shumë tifozë që nuk janë aspak të kënaqur, pasi në një kohë kur Juventusi, Milani, Interi dhe Roma shpenzojnë qindra miliona euro për blerjet e reja, atje në qytetin në rrëzë të Vezuvit nuk po ndodh absolutisht asgjë. Në këto kushte, tifozët napolitanë nuk janë aspak të kënaqur, duke konsideruar se Napoli nuk është më ai i sezonit të kaluar, kur luftonte për titull. Sidoqoftë, presidenti i Napolit nuk mund të rrijë pa folur dhe pa u dhënë përgjigje tifozëve:

“Përse, ju, vazhdimisht flisni për lojtarë të rinj? Si mund të më kërkojnë ata mua që unë të prish dhjetëra ose qindra miliona euro për përofrcimet e reja, kur ata blejnë vazhdimisht bluza false dhe hyjnë në stadium pa bileta? Ja, kjo është përgjigja ime, duke qenë se donit përgjigje nga unë”, theksoi presidenti i Napolit që, në fakt, pësoi fiasko në përpjekjet e tij për të sjellë në klubin e tij Andrea Belotin nga Torino. Ndeshjen e parë Napoli e ka të shtunën në Romë me Lacion.
Sfidanti.al