Të shtunën në punë shkove, të dielën festove. Kjo është shprehja popullore e ndryshuar, e cila i përshtatet fundjavës së Lionel Mesit. Argjentinasi pati një të shtunë tepër emocionuese me fitoren 3-0 në fushën e rivalit më vdekësor, Real Madrid, por e diela ishte krej e kundërta. Asgjë lidhur me futbollin, me përjashtim të ndonjë gjëje të vogël, dhe përkushtim të plotë ndaj familjes.
Meqë ishte data 24 dhe në mesnatë ishte festa e Krishtlindjeve, Mesi mori familjen me vete dhe shkoi tek Babagjyshi, që në Europë njihet si Santa Klausi. Së bashku me gruan Antonela Rokuzo, dhe djemtë Tiago e Mateo, Mesi vizitoi një Babagjysh aty pranë Barcelonës, ose besohet se duhet të ketë qenë aty. E përforcon këtë mendim edhe fakti që ky Santa Klaus kishte të varur në mur një fanelë të Barcelonës me numrin 25. Pas kësaj vizite, numri 10 i katalanasve postoi foton në Instagram, me përshkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”!. Në më pak se 1 orë, pati më shumë se 1 milionë pëlqime.
Sfidanti.al