Çmenduri e radhes, PSZH-ja do ta blejë SMS-në me 170 milionë euro!

Media italiane po shkruan këto ditë për një “bombë” të re transferimi, ndërkohë që “Gazeta delo Sport” vinte në dukje, se PSZH-ja është gati që të paguajë 170 milionë euro për futbollistin e Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç (SMS). Nuk mjaftuan 222 milionë eurot që klubi francez pagoi për të siguruar shërbimet e Nejmarit dhe as 180 milionë eurot për të marrë supertalentin Kilian Mbape, tani, PSZH-ja po bën gati 170 milionë euro të tjera për të sjellë në “Parkun e Princave” edhe Milinkoviç-Saviçin e Lacios që, në fakt, është vënë në shenjëster të disa klubeve të mëdha, për shkak të ndeshjeve mjaft të mira që ai po zhvillon që nga fillimi i këtij sezoni. Skautet e disa klubeve të njohur të Evropës qëndrojnë ulur në tribunat e stadiumeve, duke ndjekur çdo ndeshje të Lacios, ndërsa thuhet se në adresë ë këtij klubi roman ka ardhur një ofertë me vlerë prej mbi 100 milionë eurosh nga Mançester Junajtidi.

Duket qartë se PSZH-ja nuk do që asgjë t’ia lejë rastësisë, kështu që oferta e saj prej 170 milionë eurosh synon që “ta fshijë” konkurrencën dhe që të arrijë të sigurojë shërbimet e mesfushorit të lartpërmendur të talentuar serb 22-vjeçar. Sidoqoftë, shumëkush konsideron se PSZH-ja, me shumat e saj të mëdha që po hedh për blerjen e futbollistëve yje, po e vret futbollin, pasi në tregun e transferimeve, tani, po paguhen shumë kolosale për lojtarë që janë të zakonshëm.

Sfidanti.al