Një fëmijë duke pirë cigare (që nuk është fëmijë), habit Turqinë!

Problemi kryesor në këtë mes nuk është fakti nëse flitet për një të mitur apo jo, por sesi kërkohet “gjilpëra në kashtë”, duke lënë mënjanë kryesoren. Cila është ngjarja për të cilën po flasim? Në Turqi, dy klube tradicionalë si Bursaspori e Fenerbahçe, zhvilluan një ndeshje për qëllim të mirë, që i kushtohej fëmijëve të sëmurë. Në tribunat e stadiumit kishte mijëra spektatorë, shumë prej të cilëve fëmijë, ndërsa ndeshja u dha drejtpërdrejt në televizion.

Gjithsesi, mjaftoi një njeri i vetëm që bëri diçka “ndryshe”, për të shmangur vëmendjen mediatike dhe sidomos në rrjetet sociale. Në ekran doli një fëmijë që thithte një cigare duhan, dhe fotot e tij, bashkë me komentet “gëluan” pa fund. Më pas doli se ky nuk ishte një fëmijë, por një tifoz i Bursasporit me moshë 36-vjeçare, por me një pamje shumë fëminore. Sa shumë komente të pasakta u bënë në FB, Tuiter apo Instagram! A thua se një person i vetëm (që, në fund të fundit, nuk ishte as fëmijë) kishte më shumë rëndësi sesa kauza e ndeshjes dhe mijëra tifozët në stadium!

Sfidanti.al