Gabriel Zhezus, sulmuesi I Manchester City, përpara pak ditësh I prezantoi botër të dashurën e tij, modelen braziliane Fernanda Keiroz nëpërmjet rrjeteve sociale teksa postoi një foto të të dyve që kishin nxjerrë gjuhën jashtë, por lidhja e tij nuk do të jetë aspak e lehtë.
Arsyeja është që nëna e tij, Vera ka vendosur rregulla të ashpra për lidhjet romantike të goleadorit dhe një prej tyre është që sulmuesi nuk mund të puthë të dashurat e tij pa lejen e saj që…ato të mos mbeten shtatzënë
‘Të dashurat në jetën e djalit tim duhet të jetojnë sipas rregullave të reja dhe nuk do të ketë puthje të thella-tha Vera para disa muajsh-ato mund të qëndrojnë ndonjëherë në shtëpi. Nuk do të pranoj kurrë që djali im të tregojë mungesë respekti për vajzat e familjeve të tjera. Asnjë prej djemve nuk do të lërë shtatzënë vajzën e një personi tjetër. Kërkoj respekt sepse unë vetë kam rritur 3 me ndihmën e Zotit’
Gabriel Zhezus është shumë I lidhur me nënën e tij Vera, duke qenë se babai I tij i braktisi kur ishte shumë I vogël dhe ajo mori përsipër të rrisë e vetme atë dhe 2 vëllezrit e tij.
Sfidanti.al