Neymar te PSG; te Barcelona s’e kapërdijnë dot; denoncim në UEFA

ktheu në vepra duke e bërë real kërcënimin e tij për denoncim në UEFA të manovrës së klubit parizien. ‘Kemi sinjalizuar UEFA -tha Bartomeu-Barcelona është një klub 118 vjeçar me futbollistë të mëdhenj dhe më 140 mijë ortakë. Është një skuadër që na përket ne të gjithëve dhe jo një emiri apo oligarku. Neymar deshi të largohej por këtë nuk e bëri në mënyrën më të mirë’. Bartomeu theksoi se  Barcelona kërkon të ketë gjithnjë në radhët e saj futbollistë kompetitivë, por ato që kanë më shumë rëndësi për të janë vlerat. Ai shtoi se klubi që drejton është kundër këtij inflacioni artificial në futboll. Në fund presidenti i Barcelonës foli për shifrën e përfituar prej 222 milionë Eurosh duke theksuar se do të veprohet me përgjegjësi e qetësi për të blerë futbollistë që do të rrisin akoma më shumë kualitetet në skuadër.

sfidanti.al