Antonio Conte nuk hesht, përkundrazi e ngre zërin me forcë. Humbja në Community Shield ndaj Arsenalit i ‘dogji’ trajnerit italian të Chelseat i cili bëri edhe njëherë një apel të fortë për përforcim të skuadrës. Ardhjet e Rudiger, Bakayoko e Moratës duket se nuk mjafojnë për Conten që kërkon të përsërisë suksesin e arritur në Premier League. Sipas asaj që publikohet tek ‘Express’, Conte i ka kërkuar Abramovich një sakrificë për t’i rrëmbyer Realit të Madridit, uellsianin Gareth Bale i cili vlerësohet plot 100 mln Euro. Media angleze nuk e përjashtojnë mundësinë e realizimit të këtij operacioni sidomos nëse ‘Los Blancos’ do të mund të mposhtin konkurencën e PSG për Mbappe.
sfidanti.al