Alberto Contador arrin limitin; tërhiqet nga çiklizmi pas Turit të Spanjës

Pas Turit të Spanjës, nuk do ta shohim më Alberto Contador në evenimentet çiklistike. Spanjolli vendosi të tërhiqet përfundimisht nga të gjitha aktivitetet menjëherë pas përfundimit të ‘Vuelta-s’, një vendim ky që  habiti pasi mendohej se ai do të ishte i pranishëm në edicionin e viotit 2018 të Xhiros së Italisë. ‘Dua t’ju informoj se Turi i Spanjës do të jetë aktiviteti i fundit në karrierën time-theksoi Contador-U mendova shumë për të marrë këtë vendim. Për mua pjesëmarrja në një eveniment që zhvillohet në vendin tim është mënyra më e mirë për të mbyllur karrierën. Jam i bindur se do të jenë 3 javë të mrekullueshme. Shihemi në 19 gusht’. I bërë profesionist në vitin 2003, Contador është një ndër 6 çiklistët që i ka fituar të 3 Turet e mëdhenj. Spanjolli ka triumfuar 2 herë në Xhiron e Italisë në 2008 e 2015, 2 herë në Turin e Francës në 2007 e 2009 dhe 3 herë në Turin e Spanjës në 2008,2012, 2014. Contador, pseudonimi i të cilit është ‘El pistolero’,  është cilësuar si një prej ciklistëve më të mirë të brezit të tij dhe një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

sfidanti.al