E marta është mbrëmja e supërsfidës mes Realit të Madridit dhe Manchester United. Skuadrat fituese të Ligës së Kampioneve dhe Europa League do të përplasen mes tyre për të përcaktuar se cila prej tyre do të jetë dominuesja e Kontinentit të Vjetër. Trajnerët respektive, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho orej ditësh kanë filluar të mendojnë se cfarë ‘armësh’ do të përdorin në këtë duel titanësh.Tekniku francez duket se preferon të aktivizojë pothuajse të njëjtin formacion si në finalen e 3 qershorit ndaj Juventusit. ndryshimi qëndron te Cristiano Ronaldo i cili nuk do të zbresë në fushën e lojës, ndërkohë që ekziston edhe dilema e teknikut mes Bale dhe Asensios. Përsa i përket Manchester United, për jose Mourinho telashet janë më të mëdjha pasi portugezi nuk do të ketë në dispozicion 3 futbollistë bailly, Jones dhe Rojo. Për sfidën me ‘Los Blancos’, trajneri luzitan po mendon të aplikojë një skemë me 5 mbrojtës, dicka që e provoi edhe në sfidën miqësore me Sampdorian. në mesfushë gara është mes Fellainit dhe të sapoardhurit Matic, ndërsa në sulm ka të ngjarë që të jenë së bashku Lukaku, Rashford dhe Mkhitaryan.
sfidanti.al