Nejmar kalon Ronaldon, por ritmin e Peles, Ademirit e Romarios nuk e arrin!

Tani ka 64 gola për fanelën e “kanarinëve”, duke qenë i dyti shënues më i mirë në historinë e kombëtares së Brazilit. Nejmarit iu deshën dy penallti, si dhe një gol nga aksioni për të kaluar “Fenomenin” Ronaldo në renditjen e shënuesve të të gjitha kohëve në “selesao”, ndërsa përpara tij mbetet vetëm Pele me 77. Ronaldo mbeti në 62. Gjithsesi, Nejmari ka një raport gol/ndeshje më negativ sesa “O Rei” apo edhe se Romario dhe legjenda e viteve 50-të e 60-të Ademir. Sulmuesi i PSG-së ka 0.62 gola për ndeshje (64 gola në 103 ndeshje), Pele ka mesataren 0.84 (77-92), Ademiri është në 0.82 (32-39), ndërsa Romario është në 0.79 gola për ndeshje, sepse ka shënuar 55 në 70 përfaqësime të Brazilit. “Nuk është e drejtë që të krahasohet Nejmari me legjendat e së kaluarës, – thotë trajneri Tite, – ai është i paparashikueshëm, është harku dhe shigjeta, pra krijon dhe shfrytëzon raste. Ai po bëhet më i mirë, pasi është më i pjekur”.

Sfidanti.al