‘Flluska’ e Giro d’Italia rrezikon të shpërthejë. Pas pozitivitetit të Simon Yates, dy ciklistë dhe 6 persona stafi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për Steven Kruijswijk i skuadrës Jumbo-Visma dhe Michael Matthews i Sunweb të cilët janë në izolim dhe nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa dy skuadrat vendosën të braktisin evenimentin.
Përsa u përket 6 të prekurve të tjerë, 4 janë pjesë e stafit Mitchelton-Scott, një i skuadrës Ag2r-La Mondiale dhe një i skuadrës Ineos. Edhe ata kanë hyrë në izolim. Ndërkaq, Mitchelton-Scott bëri të ditur tërheqjen nga Giro d’Italia, ashtu sikurse edhe skuadra e Jumbo-Visma me të dyja skuadrat që e komunikuan vendimin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sfidanti.al