Mesi ishte oksigjenti i Argjentinës në 3 625 metra lartësi në Bolivi!

Kryeqyteti La Paz është ndoshta vendi më i vështirë në botë për të luajtur futboll. Argjentina këtë e ka ditur prej 15 vjetësh kur nuk arrinte të fitonte në Bolivi, për shkak të rezistencës vendase, por edhe të mungesës së oksigjenit. Gjithsesi, mbrëmjen e fundit, ky oksigjen për ekipin “albiseleste” ishte Lionel Mesi, që zhvilloi një pjesë të dytë të shkëlqyer. Edhe pse nuk shënoi gol, siç bënte më parë, kapiteni i Barcelonës ishte i jashtëzakonshëm, duke kombinuar sidomos me Lautaro Martinezin, por edhe me shokët e tjerë të ekipit. Moreno kaloi Bolivinë në epërsi në 23’, Lautaro barazoi në 44’, dhe Hoakin Korrea i dha fitoren argjentinasve në 78’. Argjentina kryeson renditjen e eleminatoreve të Botërorit me 6 pikë në dy ndeshje, ndërsa Brazili ka 3 pikë në një ndeshje, fituar 4-2 me polemika në fushën e Perusë.

Sfidanti.al