Njerëzit e tij të afërt nxituan të hidhnin poshtë njoftimet mediatike, dhe të përbetoheshin se prapa perdeve nuk po luhet asgjë e fshehtë. “Është gënjeshtër, Ronaldo nuk ka menduar të largohet nga Juvja”, – janë fjalët e “enturazhit” të portugezit. Gjithsesi, njeriu që rrëfeu se agjenti Zhorge Mendes e ofroi Kristianon në disa klube, deri edhe tek Barcelona, është një njeri shumë i zoti në gjetjen e lajmit, biografi i CR7-ës Gijem Balage (Guillem Balague), që bashkëpunon me BBC-në britanike. Balage thekson se Juventusi dëshiron ta largojë Ronaldon për të shpëtuar nga rroga e tij prej 31 milionë eurosh. Më herë, dolën lajme se superylli portugez pati një mendim të shkonte tek Paris SG në Francë, pasi ishte i pakënaqur me cilësinë e Juventusit. Tani është Juventusi që është i pakënaqur me gjendjen financiare të klubit.
Sfidanti.al