Coronavirus po vë në pikëpyetje startin e sezonit të ri të Ligue 1. Kampionati francez është parashikuar të ngrejë siparin e 2020/2021 javën e ardhshme, por klubet po vijojnë me pezullimin e ndeshjeve miqësore pas rasteve pozitive me Covid-19 që janë shfaqur. Skuadra e fundit në radhë që e mori një vendim ishte Olympique Marseille që u detyrua të pezullojë sfidën kundër Stuttgartit e parashikuar të zhvillohej këtë të premte pasi Jordan Amavi rezultoi pozitiv në testet për coronavirus.
‘Prej disa javësh futbollistët po kryejnë teste të vazhdueshme për cdo javë. Testet e fundit zbuluan një rast me Covid te skuadra jonë. Pas një mbledhjeje të zhvilluar morëm vendimin se është më mirë që të mos luajmë kundër Stuttgartit-theksohet në komunikatën e Marseille.
Ndërkaq, Amavi menjëherë hyri në karantinë sipas protokollit shëndetësor të përcaktuar nga Liga e Futbollit Profesionist. Ajo ndaj Stuttgartit ishte ndeshja e dytë që pezullon skuadra e Marsejës pas asaj me Montpellier në 5 gusht. Javën e ardhshme pritet të nisë kampionati i Ligue 1 dhe Marseille do të përballet me Saint Etienne.
Sfidanti.al