Financat e Realit të Madridit nuk janë aq të shëndetshme sic duket aq më tepër kur klubi madrilène është në mesin e punimeve për rikonstruksionin e Santiago Bernabeut, ndërkohë që nuk dihet ende një datë e saktë për kthimin e tifozëve në stadium. Por problemi më i madh i kampionëve të Spanjës duket se vjen nga të ardhurat e 2 sponsorëve kryesorë, ‘Fly Emirates’ dhe Adidas
Të dyja kompanitë i kanë bërë të ditur Los Blancos se në këtë moment nuk mund të respektojnë totalisht kontratat e sponsorizimit të nënshkruar me ta. Në rastin e kompanisë ajrote flasim për një kontratë me 40 milionë Euro, ndërsa në atë të kompanisë gjermane të veshjeve sportive për 110 milionë Euro e akorduar pas rinovimit 10 vjecar.
Kësaj i shtohet se ato nuk do të marrin kuotën e të ardhurave prej 20% nga buxheti prej 800 milionë Euro i klubit. E gjithë kjo shpjegon se përse Reali i Madridit e ka me urgjencë shitjen e lojtarëve me cdo kusht dhe mos ndërhyrjen në merkaton e transferimeve të klubit për blerje të reja
Përvec kësaj, Reali u Madridit po mendon që të aplikojë sërish reduktimin e pagave të futbollistëve përsa kohë që nuk do të ketë tifozë në shkallët e stadiumit në ndeshjet zyrtare. Reduktim që mendohet të jetë në masën 10% dhe që i bashkohet atij po prej 10% për të cilën ishte arritur akordi me lojtarët për fundin e sezonit 2019/2020.
Sfidanti.al