Suedi, një arbitër dënohet për ngacmim seksual

Një arbitër i nivelit të lartë në Suedi është dënuar  për dy raste ngacmimesh seksuale ndaj dy femrave. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Aftonbladet’ sipas sëcilës bëhet fjalë për një arbitër që gjykon ndeshje të Ligës së Parë të futbollit në Suedi , madje ka gjykuar edhe ndonjë ndeshje ndërkombëtare

Në fund të 2018, arbitri në fjalë u u dënua me skualifikim për 100 ditë dhe gjobë për ngacmimin seksual ndaj dy femrave, njëra prej të cilave mori një dëmshpërblim prej 6000 koronash suedeze(530 Euro).  Në të dyja rastet, ky person u masturbua dhe iu ekspozua para femrave, një incident që ndodhi në të njëjtën zone.

Gjykatësi shpjegoi në vendimin e tij se ky persin u dënua edhe 1 vit më parë për të njëjtin krim. ‘Nuk kujtoj që të kem dëgjuar dicka të tillë më parë-tha këshilltari i përgjithshëm I Federatës Suedeze të Futbollit, Anders Hubinette për Sportbladet-a do të hyjmë në veprim? Sigurisht. Duhet të shohim se për cfarë krimi bëhet fjalë dhe si ndikon në aftësitë e personit për të përfaqësuar futbollin suedez. E kemi për detyrë që ta bëjmë këtë’.

Sfidanti.al