Ai është drejtues i një mjeti tepër të shpejtë në garat NASCAR, ose më mirë të themi se ishte. Kajl Larson u përjashtua nga skuadra e tij “Çip Ganejsi Rejsing” (Chip Ganassi Racing) pasi nxorri publikisht nga goja fjalën “zezak”, në anglisht “nigger”. Larsoni po merrte pjesë në një garë virtuale, së bashku me pilotët e tjerë ndërsa sezoni është ndërprerë për shkak të koronavirusit. Një moment, ai humbi lidhjen, konkretisht mbeti pa zë, dhe ndoshta i nervozuar, shpërtheu ndaj një kolegu: “A më dëgjon ore zezak”!
Kjo mjaftoi që skuadra të merrte vendimin drastik në vetëm 24 orë, duke e përjashtuar nga skuadra. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se problemet me racizmin mbeten, sërish ka disa standarde që nuk duhet të shkelen, mes të cilave edhe përdorimi i fjalës “nigger”, zezak. Shpesh, kur duan të shkruajnë për këtë temë, përdoret shprehja “fjala “N”” (“N” word). Më pas, Larsoni kërkoi falje publikisht në rrjetet sociale, por as kjo nuk i bëri “fajde”.
Sfidanti.al