Ndihma e Belerinit për viktimat e Londrës, dhe zemërmadhi Halit Gega!

Hektor Belerin bëri një premtim që asnjë futbollist profesionist nuk duhet të rrijë pa e bërë. Mbrojtësi i Arsenalit, i kërkuar nga Barcelona, deklaroi se dotë dhurojë 50 paund stërlina për çdo minutë që të luajë në Europianin U21, për viktimat e zjarrit të tmerrshëm në Londër. Nëse Spanja arrin deri në finale, shuma e dhuruar prej tij do të shkonte në 22 500 paund stërlina, rreth 25-26 mijë euro. Ashtu si Belerin, edhe Rahim Stërling, Rajan Bertrand dhe të tjerë kanë premtuar dhe kanë dhënë ndihmë. Në rregull deri këtu, veçse për shifra deri tek 30 000 apo 40 000 eurot, kontributi i yjeve të futbollit duket tepër i vogël, duke pasur parasysh se ata kanë rroga vjetore në miliona euro.

Dikur, tek Dinamo luante një futbollist me origjinë nga Tropoja, që quhej Halit Gega. Unë nuk e kam njohur Halitin, ndonëse njoh shumë mirë të vëllanë, ish-lojtarin elegant të Partizanit dhe kombëtares, Skënder Gegën. Një nga ish-dinamovitët e asaj kohe, çiklisti Edmond Xhediku, thoshte se Haliti ishte nga ata që edhe këmishën e fundit apo fanelën e fundit, e hiqte nga trupi për të të ndihmuar. Megjithë respektin për Belerin dhe Stërlingun, padyshim Halit Gega qendron më lart, dhe këtu dalim tek ajo gjë e provuar nga përvoja, njeriu i varfër zakonisht është më zemërgjerë sesa ai që ka!

Sfidanti.alDinamo-1981-1024x683