Chelsea-Conte mbyllet në ‘barazim; fond 285 mln Euro, por pa autonomi të trajnerit në merkato

‘Dueli’  mes Antonio Contes dhe Roman Abramovich mund të thuhet se është mbyllur me një ‘barazim’. Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’, Blutë e Londrës nuk kanë ndërmend t’i japin autonominë në merkato trajnerit Italian, por për të evituar carjen përfundimtare në raportet  me Conten, klubi londinez ka vendosur që të akordojë 285 milionë Euro për t’i shpenzuar në merkaton e transferimeve. Në këtë pikë, i pari në listën e Contes është Romelu Lukaku nga Everton ndërkohë që në të janë të përfshirë edhe Leonardo Bonucci, Alex Sandro për të cilin Blutë ofruan deri në 60 milionë Euro por që u refuzuan nga bardhezinjtë. Një tjetër objektiv I merkatos së chelseat është edhe Bakayoko nga Monaco.

Sfidanti.al