Napoli cakton në stol “armikun” e Juventusit, Serzhio Konseisaon!

Rregullat janë bërë për t’u shkelur, por jo hapur. Kjo kuptohet shumë lehtë nga mënyra sesi ndodhin transferimet në futboll, ndërsa një tjetër shembull ishte caktimi i Serzhio Konseisaos si trajner i Napolit. Presidenti Aurelio De Laurentis, vetëm pak orë pasi botoi Tuiterin për largimin e Xhenaro Gatuzos, lajmëroi portugezin në stol dhe është e qartë se gjithçka ka qenë e diskutuar dhe e rëndë dakord që më parë. Konseisao ishte trajner i Portos këtë sezon duke eleminuar Juventusin nga Championsi pas kohës shtesë në Torino.

Si lojtar, gjithashtu, ka qenë tmerr i Juventusit sepse i ka shënuar në finalen e Superkupës në 1998 kur ishte me Lacion, dhe po ashtu ishte pjesë e skuadrës që fitoi në Torino ndaj bardhezinjve në 2000, kur Lacio fitoi titullin. Ish-drejtori teknik i Lacios, argjentinasi Hulio Velasko, thotë se Konseisao ishte tepër kokëfortë, i vështirë për t’u drejtuar, sepse nuk e pranonte kurrë stolin. “Gjithsesi, tani që është trajner ka ndryshuar shumë”, – thotë Velasko. Pasi fitoi 2 tituj në Portugali me Porton do të synojë të realizojë një ëndërr për napolitanët, të fitojë titullin kampion për herë të parë që nga koha e Maradonës.

Sfidanti.al