Mustaqe false e fanelë e veçantë, Rusia i uron ditëlindjen Çerçesovit

“U bëfsh edhe 100!” Kështu i thanë futbollistët e Rusisë, trajnerit të tyre, Stanislav Çerçesov ndërsa “komandanti” i tyre mbushi 55 vjeç. Çerçesovi u bë i famshëm në Kupën e Botës, ku udhëhoqi skuadrën e tij, në mënyrë të papritur, deri në çerekfinale, ku u eleminua vetëm me penallti nga Kroacia finaliste.

Lojtarët e tij nuk ia harruan “komandimin” e shkëlqyer dhe e uruan në mënyrë origjinale dhe të shkëlqyer. Të gjithë kishin vendosur nga një palë mustaqe false, si dhe kishin veshur fanelën e personalizuar për këtë rast. Po ashtu, i dhanë edhe një fanelë ku ishte shkruar emri i tij dhe numri 55 aq sa vitet mbi supe.

Sfidanti.al