Murinjo “përkëdhel” Anglinë e Rusinë, por jo Portugalinë

Ka lindur në Portugali dhe një ditë mund të jetë trajner i kombëtares, por Zhoze Murinjo nuk është aspak nga ata që mban me hatër. Në parashikimin e parë për Kupën e Botës, bosi i Junajtidit nuk i dha shanse portugezëve për të mundur Spanjën e për të dalë në krye të grupit B. “Unë do të tregoj më vonë se jam 100 për qind portugez, por ekipi im do të dalë i dyti në grup”, – u shpreh Murinjo.

Në grupin A, Zhoze vendosi në vend të parë Uruguajin “me lojtarët, përvojën dhe mentalitetin e duhur”, por Rusia sipas tij do të dalë e dyta, përpara Egjiptit, dhe do të kualifikohet. Gjithashtu, Anglia sipas tij do të dalë në krye të grupit dhe do të ndeshet në fazën e dytë me Poloninë, pasi në grupin H, në vend të parë do të jetë Senegali.

Nuk pati dyshime për vendet e para të Argjentinës, Gjermanisë e Brazilit, ndërsa Murinjo bëri një zgjedhje për Serbinë: “Nuk dua që lojtari im, Matiç, të mërzitet, por unë dua që ai të pushojë siç duhet këtë verë, ndaj dua që Serbia të eleminohet”.

Sfidanti.al