Një spanjoll i famshëm u nderua si pak të tjerë në Republikën Çeke. Në pistën e Brnos, padyshim u mbajt minuta e heshtjes në kujtim të Angel Nietos, pilotit të madh të motoçiklizmit, ndërsa më pas, patriotët e tij e respekuan edhe më shumë gjatë garës së Moto GP-së. Mark Markez, Dani Pedroza dhe Maverik Vinjales ishin pjesëtarët e podiumit, të mbuluar virtualisht me një flamur të Spanjës.
Nieto ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas një aksidenti automobilistik dhe la pas një trashëgimi të rrallë në sportin e shpejtësisë me dy rrota. Ai u shpall 13 herë kampion i botës në kategoritë e vogla, 50 kubikë e 150 kubikë, fitoi 90 gara, pati 139 podiume dhe 63 xhiro të shpejta, duke fituar 1782 pikë në karrierë gjithsej. Podiumi spanjoll që e nderoi Nieton ishte i dyti këtë edicion.
Sezoni duket nga më të shkëlqyerit e të gjitha kohëve, me 5 pilotë që kanë mundësi matematike dhe konkrete që të fitojnë titullin. Markes vërtet kryeson me 154 pikë, ndaj 140 ndaj talentit të ri Maverik Vinjales. Shumë pranë tyre janë italiani Andrea Doviciozo me 133 pikë, Valentino Rosi me 132 dhe Dani Pedroza me 123. Për fat të keq të konkurrencës, Horge Lorenco ka mbetur shumë prapa me vetëm 66 pikë, duke qenë i 10-ti.
Sfidanti.al