Milani duhet të frenojë vrullin e tij për të sjellë në Itali, Pierre Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni në një intervistë për median gjermane konfirmoi qëndrimin e tij te Borussia Dortmund duke shuar përfundimisht ëndrrat e kuqezinjve. ‘E ndjej se duhet të them se do të qëndroj te Borussia Dortmund. Këtu jam në shtëpinë time-deklaroi Aubameyang që gjithsesi e lë të hapur mundësinë për t’u transferuar në kampionatin kinez në të ardhmen. ‘Askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja-shtoi-u kam bërë të ditur drejtuesve të Borussias se një ditë do të ndërroj qytet dhe do të provoj aventura të reja. Është dicka normale që të mendosh edhe për Ligën Kineze, sidomos kur mendon ofertat e rëndësishme që të bëjnë klubet e këtij kampionati’.
sfidanti.al