Spanja është e gjitha nën këmbët e Lionel Messit. Një studim i kryer nga Qendra e Historisë dhe Statistikave në futboll në vendin iberik tregon se sulmuesi argjentinas i barcelonës është futbollisit më i mirë në historinë e La Ligës duke lënë pas emra të tillë si Alfredo Di Stefano, Telmo Zarra, Raul Gonzales Blanco. Studimi është bazuar në një sërë të dhënash si minutat e luajtura në ndeshjet e cdo kampionati, golat e shënuar me aksion, penallti apo autogolat e ndëshkimet me karton të kuq.
Përllogaritjet flasin për një kryesim të Messit në shumë elementë ku spikat fakti se ai është i vetmi lojtar që e ka kaluar shifrën e 300 golave në La Liga, me 349 finalizimet e tij. Argjentinasi 30 vjecar, ka grumbullar 545 pikë duke lënë në vendin e dytë atë që konsiderohet si simbol i Realit të Madridit, Raul Gonzalez me 528 ndërsa i treti është Cesar me 524. Ylli aktual i Los Blancos, 4 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo është vetëm i 17 në këtë klasifikim me 415 pikë, ndërkohë që është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e La Ligës me 285 gola të shënuar.
sfidanti.al