Arsenali e fitoi Superkupën e Anglisë dhe Çelsi e humbi, veçse do të jetë skuadra e Kontes që do të luajë në Champions, ndërsa ajo e Vengerit në Ligën e Europës. “Topçinjtë”, me Granit Xhakën (por jo me Shkodran Mustafin) në formacion, treguan se janë një formacion i ndërtuar për kompeticione me eleminim, një specialitet i trajnerit të tyre. Venger ka qenë i tillë gjithmonë. Me 7 kupa dhe 7 superkupa të Anglisë, francezi është rekordmen për të dyja, ndërsa nuk ka qenë kaq i suksesshëm në fitimin e titujve kampion, duke pasur vetëm 3 në Angli, që kur u bë trajner i Arsenalit në 1996.
Gjithsesi, Championsi mund të sigurohet vetëm sezonin e ardhshëm, ose nëpërmjet kampionatit, ose nëpërmjet Ligës së Europës, ashtu siç bëri vjet Mançester Junajtid. Venger pritet të krijojë një polemikë tjetër me Zhoze Murinjon, pasi deklaroi se “skuadra që fiton Ligën e Europës nuk duhet të shkojë në Champions”. Ai ishte i revoltuar që Arsenali e mbylli kampionatin mbi Junajtidin, por ky i fundit shkoi në Ligën e Kampionëve nga një “derë” tjetër.
Në finalen e luajtur në “Uembli”, Çelsi kaloi në avantazh me golin e Mozesit në 46’, ndërsa Kolashinac barazoi në 83’, pasi Mozes doli me karton të kuq. Përfunduan 1-1, plot 120 minuta dhe tek penalltitë, Kurtua e Morata humbën 11-metërshat, ndërsa Zhiru realizoi atë të fitores.
Sfidanti.al