Një ditë më parë mundi idhullin e tij, Rafael Nadal, ndërsa më pas ia doli edhe ndaj Novak Gjokoviçit. Karlos Alkaraz është gjeniu i ri i sportit të tenisit dhe në moshën 19-vjeçare kaloi dy gjigandë. Kjo ndodhi në Turneun e Hapur të Madridit, në sipërfaqen me dhé të ngjeshur. Beteja ndaj numrit 1 të botës në gjysmëfinale ishte me të vërtetë epike pasi u deshën 4 orë. Setet ishin 6-7, 7-5 dhe 7-6, ndërsa Alkarazi u mbështet nga publiku vendas në mënyrë të nxehtë. Kundër Nadalit e pati pak më të lehtë, por ndoshta kundër serbit ndjeu lodhjen e duelit të mëparshëm. Spanjolli i ri ka fituar këtë vit në Majemi, Rio de Zhaneiro dhe Barcelonë.
Sfidanti.al