Shkarkohet trajneri në Angli pasi ofendoi zezakët dhe aziatikët!

Flasim për një ekip në kategorinë e tretë (Liga 2), të quajtur Kroulej Taun (Crawley Town) dhe për teknikun e saj (tashmë një “ish”), Xhon Jems. Klubi vendosi të shkarkonte Jemsin në prill pasi në mediat angleze u botuan lajme se ai kishte ofenduar lojtarët aziatikë dhe zezakët që kishte në ekip. Sipas akuzave, Jemsi u thoshtë lojtarëve të bardhë “mos u lani në të njëjtin dush me zezakët”, ndërsa aziatikët i etiketonte si “terroristë”, “vetëvrasës duke shpërthyer bomba” dhe “luftëtarë Zulu”. Klubi vendosi ta shkarkonte menjëherë trajnerin, natyrisht pasi u bë një hetim i brendshëm.

Sfidanti.al