Momenti duket shumë i vështirë, dhe për ta kaluar me sukses duhet kujdes i madh, aftësi parashikuese, bindëse, por edhe financiare. Nëse Bajerni i Mynihut do të arrijë të mbajë Robert Levandovskin, nuk duket se do të ndodhë kështu me Serg Gnabrinë dhe Korenten Tolisonë. Futbollisti gjerman dhe ai francez mund të largohen në verë, dhe këtë e pohon vetë trajneri Julian Nagelsman. Ky i fundit thotë se ka dëshirë që Gnabrija të qendrojë, por pranon se “ka shumë faktorë që mund të ndikojnë”. Një nga lojtarët e cilësuar si “e ardhmja e Bajernit” do të transferohet nëse nuk bihet dakord për rinovimin. Toliso pritet të ikë me parametër zero sepse kontrata i përfundon në verë, dhe Nagelsmani thotë se dëmtimet i kanë prishur punë. Dakord për të gjitha, por tek Bajerni nuk ka lajme nëse do të mundet të marrë lojtarë të rëndësishëm për t’i zëvendësuar.
Sfidanti.al